“Duhet të gjendet pronari”- Dumani për inceneratorët: Hetimet me intensitet të lartë

31 Mars 2023 | 12:49

Kreu i SPAK Altin Dumani ka mbajtur mëngjesin e kësaj të premteje një takim informal me gazetarët, ku ka folur në lidhje me çështjet më të diskutuara që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Duke u ndalur te inceneratorët, Dumani tha se po kryehen veprime hetimore me intensitet shumë të lartë.

Sipas Dumanit, sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nuk mund të bëhet, pasi aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet të gjendet pronari real, në mënyrë që nesër kompania mos të godasë vendimet e marra në Arbitrazh.

Pyetja: Pse nuk sekuestrohet i Tiranës?

Dumani: I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të lartë. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet të gjendet pronari real se nesër, pasnesër të çon në Arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.

Për sa i përket rastit të Stela Gugalljas, Dumani tha se në dijeninë e SPAK ka nisur një proces ekstradimi nga Austria drejt Shqipërisë.

“Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat”, tha Dumani.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026