2 dyshimet për shkakun e hepatitit që prek fëmijët nën 10 vjeç, sipas mjekut
Laidon Shapo, ekspert i shëndetit publik thotë se prekja e fëmijëve nën 10 vjeç nga një hepatit që ende nuk dihet nga shkaktohet është kthyer në shqetësim për agjencitë e shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vendin ishullor ka pasur deri tani 119 raste nga 169 raste që janë regjistruar në të gjithë botën.
‘Situata është shqetësuese’ tha Shapo, – jo vetëm për rastet e shumta, por sepse ka elementë të panjohur.
Një element shqetësues, u shpreh mjeku gjatë një interviste në emisionin ‘Sot’, është rritja e rasteve për grup moshën nën 5 vjeç.
Eksperti i shëndetit publik tha se në 10 raste ka çuar në transplant të mëlçisë tek fëmijët.
Simptomat sipas tij janë diarre, të vjedhë dhe zverdhje të lëkurës.
“Një nga hipotezat është nëse hepatiti shkaktohet nga adenavirusi E41”, deklaroi mjeku Shapo.
“Dyshimi tjetër është se mund të kemi të bëjmë me një virus të ri të COVID”, shtoi ai.
Sipas Shapos më shqetësuese do të ishte nëse hepatitin e shkakton një virusi i ri i COVID.
“Jemi në një pikëpyetje nëse është shkaktari një adenovirus apo po na ndodh sepse kjo popullatë të vegjlish jo vetëm është e pa vaksinuar por nuk ka arritur të përplaset me këto viruse akoma (COVID) dhe është duke ndërtuar sistemin imunitar. Në rast se ka ndryshuar dhe është bërë më inflamator dhe duke prekur mëlçinë kjo është ajo që na shqetëson”, përfundoi mjeku.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë