2 mijë të huaj kthejnë Adriatik-un në një pistë vallëzimi me ritme latine
Bregdeti i Durrësit është kthyer për 6 ditë me radhë në një pistë vallëzimi, ku rreth 2 mijë të huaj i dhanë një tjetër gjallëri vendit me ritmet latine.
Ata thanë se nuk ka rëndësi çfarë gjuhe flasin sepse komunikojnë përmes muzikës.
“Unë jam nga Gjermania, atje njerëzit janë më të ftohtë dhe nuk është e lehtë të komunikosh me ta. Jam person që dua të njoh vende të reja, kultura të reja, të bëj miq nga e gjithë bota dhe për mua Shqipëria është zgjidhja e duhur. Njerëzit janë shumë të qeshur, mikpritës, të ndihmojnë dhe të gjenden pranë,” – tha Iva Rudat, njëra nga kërcimtaret.
Festivali afro-latin është organizuar në Shqipëri për të katërtin vit radhazi. Rreth 400 persona kërcejnë këtë lloj rryme.
“Është hera ime e dytë në Shqipëri, hera e parë ishte para katër vitesh, kur ishte festivali i parë. Kam ardhur nga Kanadaja sepse në jetë për çdo gjë që është speciale, ja vlen të sakrifikosh. Shqipëria është kaq speciale, njerëzit, ushqimi është i mrekullueshëm, i gjithë festivali është fantastik. Nuk mund ta humbisja për asgjë në botë, pavarësisht distancës duhet të vija,” – u shpreh Orane Richards.
Një tjetër e huaj, Mory Cisse tha se e adhuron Shqipërinë e cila dëshiron shumë të ketë shtetësinë Shqiptare.
“Unë vij nga Abu Dabi. E dashuroj Shqipërinë, është hera e 6-të ose e 7-të që vij këtu, qëndroj për shumë javë dhe shumë shpejt do bëhem shqiptar,” – tregoi ajo.
Organizatorët thonë se ky festival që zgjati 6 ditë me radhë ka qenë një ogur i mbarë për të promovuar vendin tonë.
“Festivalin kemi vendosur ta zhvillojmë në Durrës, për një arsye të vetme, sepse është all in one, salsa, bachata, kizomba. Është një lloj promovimi i vendit tonë, pasi kemi zgjedhur që edhe pas festivalit, ne do të shkojmë në Sarandë, Ksamil dhe Butrint për të promovuar sa më shumë Shqipërinë,” – tha organizatorja e Festivalit, Nereida Lami.
Perëndimi i diellit i shtoi më shumë ngjyra atmosferës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta