200 të burgosur do vijnë në Shqipëri, Britania do t’i lirojë një vit më herët
200 të burgosur shqiptarë do të transferohen nga Britania e Madhe në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.
Marrëveshja u arrit gjatë diskutimeve të dy kryeministrave Rishi Sunak dhe Edi Rama gjatë bisedimeve në Londër në muajin mars të këtij viti.
Në fund të vitit të kaluar, në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodheshin 1336 shqiptarë.
Arsyeja e kësaj marrëveshjeje lidhet me dy faktorë, atë ekonomik dhe mbipopullimin e burgjeve.
17 të burgosur që janë të dënuar me burgim të përjetshëm do të jenë të parët të cilët do të transferohen drejt Shqipërisë.
Koci Selamaj është njëri prej të burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësueses Sabina Nessa dhe që do të riatdhesohet.
Për një të dënuar në një burg të sigurisë së lartë, kostoja në Britani të Madhe për një vit është 57.000 paund, ndërsa në Shqipëri 10.000 £ në vit. Do të jetë po Londra që do të paguajë për vuajtjen e dënimit për të burgosurit në burgjet shqiptare, por tani me një kosto më të ulët.
Sipas marrëveshjes, një i burgosur shqiptar lirohet nga burgu një vit më herët dhe i jepet 1500 paund nëse pranon të deportohet dhe të mos kthehet më në Britani.
Ata paralajmërojnë se nëse kthehen në ishull pa leje, do të kthehen menjëherë në burg për të vuajtur kohën e mbetur të dënimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë