21-vjeçari në luftë me jetën, arrestohet i riu që e qëlloi me thikë
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”, ku autori, shtetasi L. Dh., gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin L. H.
I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjatë arrestimit të autorit, është sekuestruar edhe mjeti prerës, thika, si prova materiale.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin L. Dh., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 21:33 Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti