22 vite mes bletëve, bletërritësi në Elbasan tregon sfidat e përditshme

20 Maj 2022 | 11:05

E nisi punën e tij me 22 bletë para 22 vjetësh dhe sot ka 700. Pasioni për bletët për Harun Mëhallën filloi krejt rastësisht.

“Ishte një bisedë vetëm për bletë, Elbasan deri në Qafën e Muzinës dhe aty më thonë ‘po dhe ti duhet të merresh me bletë’. U mendova dhe pas ca ditësh vendosa të merrem me bletë,” – u shpreh Haruni.

Euronews Albania vizitoi një nga 7 parqet qe ai ka për rritjen e bletëve në fshatin Shën Vlash të Elbasanit.

“Fillimisht e kisha shumë të vështirë, i kisha frikë, shmangesha, pastaj kuptova sa bukur është puna me to. Ato e kanë një shkak që të pickojnë, nuk të pickojnë rastësisht,” – tha Haruni.

Ai tregoi dhe vështirësitë e punës me bletë. Së pari Haruni theksoi se duhet t’i njohësh mirë dhe puna me to nuk mbaron kurrë, ndërsa shtoi se duhet t’ju gjesh dhe vendin e përshtatshëm ku do jetojnë.

“Pas njerëzve të shtëpisë mendja të shkon menjëherë të bletët kur zgjohesh në mëngjes. Bota e bletës është e tillë që të tërheq vetë, aq do sa të fillosh pak,” – tha Haruni, ndërsa tregoi dhe duart që e kanë pickuar bletët.

Çdo fundjavë ai shoqërohet edhe nga familja e tij, që jep kontribut ne rritjen e bletëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026