2500 apartamente me qira për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë

7 Dhjetor 2019 | 18:47

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se 2500 apartamente janë në dispozicion për të përmbushur nevojat për strehim me qira të 1000 familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytetin e vendit.

Në një nga mbledhjet e fundit të Komitetit të Rindërtimit, përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve deklaruan një shifër të tillë disa ditë më parë si stok apartamentesh të pashitura në Tiranë.

“Sipas një vëzhgimi që kemi bërë sot ka rreth 2500 apartamente në Tiranë që janë le të themi të gatshme, për 1000 familje që kemi ne. Ka sot në treg mjaftueshëm për të kënaqur këtë nevojë dhe siç e thashë, me qiratë që ne kalojmë sot shkojmë në 92.2% të 1000 qirave, pra 922 nga 1000 qira që ne kemi aprovuar,” – tha z. Veliaj.

Por kryebashkiaku nuk sqaroi me detaje se për cilat apartamente bëhet fjalë, ku pretendohet të strehohet kategoria e të prekurve nga tërmeti dhe nësë ishin pikërisht apartamentet e pashitura të përmendura më lart nga Shoqata e Ndërtuesve.

Në rang vendi tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 1183 ndërtesa të shëmbura dhe dëmtoi rënde 5497, prej të cilave 558 pallate dhe 28 shkolla. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026