“2500 euro për një shtesë”, SPAK jep pretencën për dosjen e bashkisë Dimal
Prokuroria e posaçme kërkon 13 vite burg në total për 3 ish-zyrtarë të bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësues të një firme private. Ata akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Hetimet për këtë çështje kanë nisën në nëntor të vitit 2020 nga kallëzimi i një qytetari me inicialet P.B.
Në kallëzim akuzoheshin punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kishin dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve ‘90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar një qytetari tjetër.
Nga hetimet e thelluara SPAK, përveç rastit të kallëzuar nga shtetasi P.B ka zbuluar edhe shumë episode të tjera të korrupsionit që kryenin zyrtarët e bashkisë Dimal. Referuar burimeve nga struktura antikorrupsion mësohet se këta shtetas akuzohen se në këmbim të shumave monetare që varionin deri në 2 mijë e 500 euro lejonin qytetarë të ndryshëm për të kryer ndërtime dhe shtesa kryesisht në zonën e Dimalit.
Pretenca e SPAK
Arben Guraj 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, bashkia Ura Vajgurore.
Altin Pali 3 vite burg/ 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, drejtor Urbanistike, bashkia Ura Vajgurore.
Valentina Jançe 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim dënimi, shërbim prove, ish-shefe e Urbanistikës, bashkia Ura Vajgurore.
Vait Koshi 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. administrator i një shoqërie tregtare.
Arjan Demiri 1 vit burg/ 8 muaj, me gjykim të shkurtuar, inxhinier pranë kësaj kompanie.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë