26 vjet më parë Shqipëria vendosi se homoseksualiteti nuk është krim
26 vite më parë Shqipëria vendosi të mos e cilësojë homoseksualitetin si krim.
Më 20 janar të 1995, parlamenti shqiptar pranoi me ligj homoseksualitetin.
Homoseksualiteti u kriminalizua gjatë regjimit komunist, ku u bë vepër penale, e dënueshme me 10 vjet burg dhe izolim social.
Katër vjet pas hyrjes në demokraci, në vitin 1994, qeveria e reduktoi dënimin në tre vjet burg. Një vit më vonë homoseksualiteti nuk u cilësua më si krim.
Kjo erdhi si pasojë e një fushatë të drejtuar nga shoqata ‘‘Gay Albania Society‘‘ brenda Shqipërisë, dhe nga presioni i ndërkombëtarëve, ku Këshilli i Europës luajti një rol të rëndësishëm.
Në Shqipëri ekzistojnë tre organizata për të drejtat e LGBTQ, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBTQ, Pro-LGBT dhe Ambasada Pink. Këto organizata kontribuojnë për të lehtësuar jetën sociale të personave LGBTQ në Shqipëri.
Human Rights Watch shkruan se Shqipëria është cilësuar si vend me homofobi të lartë sipas disa organizatave për të drejtat e njeriut.
Martesat apo bashkëjetesat civile brenda gjinisë së njëjtë nuk njihen në Shqipëri, edhe pse ish-kryeministri Berisha shpalli në korrik të vitit 2009 se do të mbështeste njohjen e tyre.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng