“3 uzinat kryesore që prodhonin armë”- Mediu: Pajisjet franko-zvicerane në Poliçan

28 Shkurt 2024 | 22:19

Ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka zbuluar disa detaje rreth teknologjisë së prodhimit të armëve që ka pasur vendi ynë dhe të asaj ç’ka ka mbetur sot.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Mediu tha se Shqipëria ka pasur tre uzina kryesore të prodhimit të armëve, lëndëve plasëse dhe municionit, të cilat sot sipas tij, janë kthyer në fabrika demontimi.

Ai tha gjithashtu se në Poliçan ditët e sotme janë dy pasjisje franko-zvicerane për prodhimin e fishekëve, por që sipas tij, nuk janë vendosur asnjëherë në punë.

“Shqipëria për herë të fundit ka tentuar të prodhojë fishekë apo edhe kallashnikovë në 2006-2007 me kërkesë të partnerëve tanë, e cila funksionoi për një periudhë të shkurtër kohore. Por nuk e ka teknologjinë. Në Shqipëri ka teknologji kinese dhe ruse.

Me sa kam unë dijeni janë dy pajisje për prodhimin e fishekëve në Poliçan që janë franko-zvicerane, por që nuk janë vendosur asnjëherë në punë. Unë dëgjova Peleshin që tha ne duhet ta rivitalizojmë industrinë ushtarake, por kjo lloj kërkese e Zelenskyt është një kërkesë për emergjencë që nuk përputhet me mundësitë që ka Shqipëria. Pastaj çmund të bëjë më pas Shqipëria, kjo është një çështje tjetër.

Kanë qenë tre fabrika, ajo e prodhimit të fishekëve në Poliçan, të armëve apo kallashnikovëve në Gramsh dhe në Mjekëz ajo e prodhimit të lëndëve plasëse. Këto u kthyen më tepër për demontimin dhe shkatërrimin e armëve dhe sot në dijeninë timë nuk ka më dijeninë timë sot teknologji për armët. Nga demontimi para Gërdecit ka pasur 100 viktima të tjera po ju sdini gjë”, tha Mediu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026