3-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, synim integrimi në union

27 Mars 2023 | 15:42

Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me ceremoni solemne dhe prani të kreut më të lartë shtetëror e korit diplomatik, u vlerësua lartë pjesëmarrja në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë për këto vite duke marrë pjesë në misione të ndryshme ushtarake si dhe sakrifica për të çuar para shtetin duke marrë vendime të rënda për zgjidhje kontestesh.

“27 Marsi është dita kur Maqedonia e Veriut vulosi të ardhmen e saj të sigurisë.  Ky përvjetor nuk është vetëm një kujtim i momentit kur flamuri maqedonas u shpalos para selisë së NATO-s në Bruksel, por një moment në të cilin ne pushuam së qeni një pikë në axhendën e sigurisë dhe u bëmë pjesë e tryezës që krijon agjendën botërore të sigurisë”, -tha kryeministri Dimitar Kovaçevski

Sipas ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, Maqedonia e Veriut ka fituar shumë me anëtarësimin në NATO në shumë aspekte por më e rëndësishmja është se i ka garantuar kufijtë dhe sigurinë nga faktorë të huaj që duan ta destabilizojnë.

“Jemi krah shteteve më të fuqishme ndërsa i themi Jo luftës, Jo vuajtjes, Jo viktimave të pafajshme. Kemi marrë vendime për të ndihmuar shtetin sovran Ukrainën për tu mbrojtur nga agresioni i jashtëm dhe këtë e kemi bërë që të ndihmojmë popullin që dëshiron ta mbrojë sovranitetin e tij”, -tha Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-së më 27 mars të vitit 2020, pasi kishte zgjidhur kontestin për emrin e shtetit me Greqinë dhe ishte emërtuar Maqedonia e Veriut. Ushtaret e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë në misione në Letoni, në Rumani, në Bullgari, në misionet në Kosovë, në Irak, në Bosnje dhe Hercegovinë, Liban, dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026