30% makinave nuk e kalojnë kontrollin teknik, dalin nga tregu 2000 mjete
Gjatë 3 muajve të parë të vitit, i janë nënshtruar kontrollit Teknik, 60 mijë makina. Nga këto, më shumë se 17 mijë kanë ngelur, çka ngre shqetësime për gjendjen e mjeteve që qarkullojnë në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- mars 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 60.200 mjete, nga të cilat 88% përbëhen ishin mjete private 4+1 dhe furgonë.
Sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 29% e mjeteve kanë ngelur në testim, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim. Kryesisht, arsyet e ngeljes lidhen me mangësi vizuale dhe funksionale, probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave dhe defekte në sistemin e drejtimit dhe frenimit.
Një tjetër element është dhe mosha e mjeteve në qarkullim. Gjatë këtij tremujori, 1900 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.
Statistikat tregojnë se pjesa më e madhe e kontrolleve 36% janë kryer pikat e kontrollit Teknik të rajonit Tiranë, duke reflektuar dhe pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi