30-vjetori i Gjykatës Kushtetuese, Rama: Ngrehinë me shkëlqim e njolla
Kryeministri Edi Rama u tregua i rezervuar në vlerësimet e tij për Gjykatën Kushtetuese, në ceremoninë e organizuar me rastin e 30-vjetorit të krijimit të saj.
Rama e cilësoi Kushtetuesen një ngrehinë me dritë dhe hije, me vendime të diskutueshme.
“Falë Gjykatës Kushtetuese kemi sot një pavarësi të pushteti gjyqësor që manifestohet edhe si arbitraritet por jo nënshtrim ndaj pushtetit. Ngrehinë me dritë dhe hije, me vendime të diskutueshme, por edhe shkëlqim, njolla të pajustifikueshme si marrëveshja e detit, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën”, tha Rama.
Në fjalën e tij, Rama risolli në vëmendje kërkesën e Partisë Demokratike që çoi një vendim të qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij është një makinacion i pastër politik.
“Një vendim qeverie të çohet në Gjykatë Kushtetuese është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustrojnë edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga Kushtetuesja”, – tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vitore Tusha: Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën Kushtetuese
- Presidenti Begaj: Gjykata Kushtetuese gur themeli, transparenca thelbësore për besim
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun