300 pacientë në trajtim me hemofili, pas fëmijëve nis terapia edhe për të rriturit
3 raste të reja me hemofili janë identifikuar përgjatë viti 2022, duke çuar totalin e pacientëve që vuajnë nga ky çrregullim i gjakut në 300.
Mungesa e faktorit 8 dhe 9 në organizëm tek këta persona bën që gjaku i tyre të mos mpikset dhe shpesh të bëjnë hemorragji.
Veç dhënies së faktorit në rastet e traumave për këta pacientë, prej një viti Shqipëria ka nisur aplikimin e terapisë profilaktike për fëmijët duke ju dhënë atyre mundësinë e një jete normale.
“Trajtimi profilaktik ka për objektiv aplikimin e faktorit 2 ose 3 herë në javë me qëllim që pacienti të ketë një prezencë të rritur të faktorit në gjak dhe nëse do të ketë një traumë ose problematikë që do t’i shkaktonte një hemorragji, kjo të mos ndodhë. Pra, niveli i faktorit në gjak të jetë si tek një njëri normal që nuk vuan nga hemofilia”, thotë Daniela Nika, Qendra Kombëtare e Hemofilisë, QSUT.
Pas fëmijëve, edhe të rriturit do të nisin terapinë mbajtëse, falë së cilës do të marrin faktor 3 herë në javë, dhe jo vetëm në rastet e hemorragjive.
Në rastet e lehta hemofilia nuk mund të diagnostikohet por tek ato të avacuarat shenjat shfaqen që në fëmijëri.
Në Shqipëri 1 në 5000 bebe lindin me hemofili, femrat janë bartëse të sëmundjes ndërsa meshkujt shfaqin problemet e saj. Pacientët e prekur nga hemofilia janë të shpërndarë në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm