300 raste në ditë nga virozat në Elbasan, çfarë këshillon mjeku pediatër për fëmijët

10 Shkurt 2025 | 17:10

Prej janarit, pediatria e spitalit të Elbasanit prej çdo ditë ka 25 fëmijë mesatarisht që kërkojnë ndihmën e mjekëve. Situatat me gripin dhe virozat e stinës kanë rritur numrin e personave të prekur. Mjekët aplelojnë që të mos përdoren antibiotikët me kriter.

Në tre javën e fundit, shifrat e të prekurve nga gripi kanë ardhur në rritje me ritme të shpejta. Më të prekurit janë fëmijët ndërsa nuk mungojnë as shtrimet në spital. Gjatë kësaj periudhe edhe në Pediatrinë e Elbasanit paraqiten çdo ditë 200 deri në 300 raste. Mjekët pediatër theksojnë se kjo situatë është për shkak të qarkullimit të disa viruseve.

“Kanë filluar që nga Dhjetori, piku është gjatë Janarit dhe vazhdon. Kuptohet tek fëmijët e vegjël janë me të prekshëm sepse imuniteti i tyre është më i brishtë. Janë disa tipe virusesh që kemi përqark, janë virusi i Influencës me nëntipet e tij, janë viruset Sinsicial, Bronkolite, të cilat i kapin fëmijët shpesh, dhe ka prinder që vijnë e thonë ka dy javë që s’po bëhet fëmija mirë”, tha Edmond Laho, mjek pediatër.

Laho thekson se në asnjë moment nuk duhet të neglizhohen shenjat e para klinike të gripit, pasi gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk parandalohet.

“Kjo kap fëmijë në kopshte e çerdhe që e marrin nga njëri tjetri dhe e kalojnë. Kush janë simptomat e këtyre virureve? Shenjat janë hundet e zëna, kollë, skuqje të syve, temperaturë që në disa raste janë edhe të larta. Çelsi i kujdesit që duhet për prindërit është: Nëse fëmija kalon ditën e 3-4, dhe shtohet kolla dhe temperatura ai duhet patjeter të jetë në kontrollin e mjekut. Këshilla ime është sidomos për bebet, ka pas raste që ka qenë një familjar me grip dhe fëmija 2 muaj ka ardh me bronkopneumoni, duhet heq ai zakoni popullor me puth 20 herë bebet”, shtoi mjeku pediatër.

Pavarësisht kohëzgjatjes së temperaturës, në shumë raste mjekët kërkojnë nga qytetarët që të mos marrin vetë antibiotik, pasi ato nuk shërbejnë në situatat virale. Pushimi, ushqim i shëndetëshëm dhe sa më shumë lëngje mbetet këshilla e mjekëve për të gjithë ata që preken nga virozat apo gripi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026