3000 mamografi në 10 muaj, ISHP: Kapja e hershme shpëton jetë

11 Tetor 2023 | 16:03

Mbi 3000 ekzaminime mamografike tek gratë mbi 50 vjeç në të gjithë Shqipërinë janë realizuar në 10 muajt e parë të vitit 2023 nga dy njësitë e lëvizshme të koordinuara nga Instituti i Shëndetit Publik. Muaji tetor, i konsideruar si muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ka regjistruar dhe një numër të shtuar ekzaminimesh.

“Dy njësi të lëvizshme të mamografisë kryejnë aktivitet gjatë gjithë vitit kalendarik, por përgjatë tetorit rozë ky aktivitet është më i shtuar. Shifrat në tetor dyfishohen, është e zakonshme që një mamografi në një javë të kryejë 60 ose 70 ekzaminime. Ndërkohë javën e kaluar njëra kreu 135 ekzaminime mamografie dhe tjetra 120 ekzaminime,” – u shpreh specialistja e ISHP-së, Kozeta Filipi.

Kanceri i gjirit iu merr jetën qindra grave çdo vit, pasi shpesh sëmundja kapet në stade të avancuara, ndaj njësitë e lëvizshme synojnë të ndërgjegjësojnë gratë për ekazminim.

“Këto dy makina lëvizin në gjithë Shqipërinë ku nuk ka mamografi statike dhe lëvizin në popullata të ndjeshme dhe rurale. Është shumë e rëndësishme pasi mamografia e kap kancerin e gjirit në stade sa më të hershme,” – deklaroi Filipi.

Mjekët kërkojnë nga çdo grua mbi 50 vjeç që të kryejë çdo vit një ekzaminim mamografie për të parandaluar fatalitetet, pasi nëse kapet në kohë kanceri i gjirit mund të kurohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026