31-vjeçari humb jetën në punë, procedohet administratori i kompanisë së internetit
Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj administratorit të një kompanie interneti, pasi një punonjës 31-vjeçar humbi jetën ditën e hënë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës.
Sipas burimeve nga uniformat blu, administratori i kompanisë, shtetasi O.K., 43 vjeç, akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Materialet e hetimit janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.
“Në vijim të informacionit të dhënë paraprakisht ditën e djeshme lidhur me shtetasin A.S., 31 vjeç, i cili humbi jetën pasi dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për instalimin e një linje interneti, njoftojmë se, pas hetimeve të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, materialet janë referuar në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ ndaj administratorit të kompanisë, shtetasit O.K., 43 vjeç, banues në Peshkopi,” thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni