31-vjetori i FRESSH, mungon Rama, Veliaj: Të rinjtë pjesë e këshillave bashkiakë

15 Janar 2023 | 14:47

Forumi i Rinisë Eurosocialiste feston sot 31-vjetorin e themelimit të saj. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në pallatin e kongreseve, kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherësh drejtues politik i qarkut, Erion Veliaj deklaroi se të rinjtë e FRESSH përbëjnë 1/3 e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Ne do të vazhdojmë që në Këshillat Bashkiak të kemi një kuotë për çunat dhe gocat e qytetareve tona për të marrë vendime dhe për të qenë aty ku caktohet e ardhmja e qyteteve tona”, tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj nuk la pa shigjetuar as kundërshtarin.

“Ftesa ime për ju sot është të flisni me ata që nuk mendojnë si ne. Jemi të rinj, kemi një jetë, një plak i lojtur nuk mund të na mbajë peng, një politikë e mbrapsht nuk mund ta bllokojë qytetin. E ardhmja i përket çunave dhe gocave dhe FRESSH është organizata më e hapur”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se të rinjtë do të vijojnë të bëjnë ndryshimin.

“Mos ndalemi duke trokitur në çdo derë, duke folur sesa shumë gjëra janë bërë, po sa shumë do të na presin në të ardhmen, me punë, me punë dhe vetëm me punë”, tha Nikolla.

Në këtë ditëlindje të 31-të të FRESSH mungoi kryeministri Edi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026