Hazizaj me tone të forta: Rama e ka sulmuar publikisht shoqërinë civile!
Aktivisti Altin Hazizaj tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet sot shoqëria civile është qeveria.
Sipas Hazizajt, mungesa me dashje e mbështetjes ndaj organizatave është faktor i dobësimit të shoqërisë civile.
Ai akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin aktual Edi Rama se ka sulmuar hapur shoqërinë civile.
“Në gjendjen aktuale ku është shoqëria civile, që është shume e rëndë unë nuk e vë gishtin nga shoqëria, por nga qeveria. Mungesa me dashje e mbështetjes ndaj organizatave është faktor i dobësimit të shoqërisë civile. Që në vitet 90 shoqëria civile është sulmuar rregullisht duke kulmuar me kryeministrin aktual. Rama ka dalë publikisht dhe ka thënë ku ka shoqëri civile këtu, duke sulmuar hapur shoqërinë civile”, tha Hazizaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë