31-vjetori i PS, Rama falënderon Nanon dhe patronazhistët

12 Qershor 2022 | 10:21

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shprehur falënderim për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano me rastin e 31-vjetorit të themelimit të PS.

Rama në një urim në rrjetet sociale, ka falënderuar edhe ‘patronazhistët’, strukturë elektorale brenda PS.

PS është themeluar më 13 qershor 1991, pas ndryshimit të emrit nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë.

Në kongresin e 10-të PPSH-së ku u vendos për ndryshimin e emrit, drejtimin e partisë e mori Fatos Nano.

Ndonëse, Nano konsiderohet lideri histori i PS, në 31 vite, kryetari më jetëgjatë tashmë është Rama.

Nano, i cili është zgjedhur disa herë në krye të PS dhe disa herë kryeministër, u largua nga drejtimi i PS pas humbjes së zgjedhjeve në 2005.

Prej atij viti dhe deri tani, PS drejtohet nga Edi Rama, i cili gjatë 17 viteve ka pasur disa herë përplasje të forta me ish-kryeministrin Nano.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike...
15:34 | 20/07/2026

Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të...
14:04 | 20/07/2026

“Prej 10 vitesh flitet për ligjin e investimeve strategjike”, Tabaku: Kemi kërkuar vazhdimisht pezullimin e tij

Ligji për investimet strategjike ka qenë në qendër të debateve në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka lëshuar...
13:09 | 20/07/2026