322 leje ndërtimi në janar-mars, numri rritet 25%, vlera e projekteve 20.4 miliardë lekë

29 Maj 2026 | 15:52

Bashkitë në vend kanë dhënë 322 leje ndërtimi në tremujorin e parë të këtij viti. Shifra flet për rritje të numrit, sipërfaqes dhe vlerës totale ne raport me vitin e kaluar.

Vlera e projekteve të ndërtimit të miratuara në Shqipëri ka arritur në 20.4 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Shifra konfirmon se sektori vijon të mbetet motor i rëndësishëm të investimeve në ekonomi. Sipas INSTAT, edhe pse rritja vjetore e vlerës së projekteve ishte më e moderuar, me 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, niveli i investimeve mbetet i lartë dhe sinjalizon vazhdim të aktivitetit intensiv në tregun e ndërtimit.

Paralelisht me vlerën e projekteve, është rritur ndjeshëm edhe numri i lejeve të ndërtimit. Në total janë miratuar 322 leje për ndërtesa të reja në të gjithë vendin, ose 25% më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2025.  

Sipërfaqja totale e miratuar për ndërtim arriti në rreth 377 mijë metra katrorë, me një rritje prej 12.5% në krahasim me një vit më parë. Kjo tregon se investimet nuk po shtohen vetëm në numër, por edhe në volum dhe kapacitet zhvillimi.

Ndërtimet rezidenciale vijojnë të dominojnë tregun shqiptar. Gjatë tremujorit të parë janë dhënë 237 leje për banesa dhe komplekse rezidenciale, me një sipërfaqe ndërtimi prej mbi 185 mijë metrash katrorë. Kërkesa e lartë për apartamente të reja, urbanizimi dhe investimet private po vazhdojnë të mbështesin zgjerimin e këtij segmenti.

Në të njëjtën kohë, një pjesë e konsiderueshme e investimeve është orientuar edhe drejt ndërtesave jo-rezidenciale, ku përfshihen hotele, objekte tregtare dhe godina industriale. Për këtë kategori janë miratuar 85 leje ndërtimi me një sipërfaqe totale prej mbi 191 mijë metrash katrorë, duke reflektuar zgjerimin e sektorëve si turizmi, tregtia dhe shërbimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026