English

33-vjeçari që modifikon mjetet për persona me aftësi të kufizuar: Lindi nga nevoja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Flamur Bala, 33-vjeç, i cili është me aftësi të kufizuar, merret me modifikimin e automjeteve, punë e cila sipas tij lindi nga nevoja por dhe pasioni.

- Advertisement -

Në emisionin “Good Moorning Albanias”, në Euronews Albania, ai tregoi se që në moshën 19-vjeçare për shkak të pamundësisë fizike, u detyrua që të lëvizte me karrige me rrota.

Më pas ai nisi të merrej me modifikimin e automjeteve për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar ndërsa shtoi se donte të ndihmonte të gjithë personat që ishin në karrige me rrota.

“Ideja lindi nga nevoja, duhej që makinat t’I përshtatesha për veten time pasi u shtua pamundësia fizike. Modifikimi i makinave u kthye në pasion, por më shumë lindi si punë humane, doja të ndihmoja të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Kam filluar të përdor karrigen më rrota në moshën 19-vjeç.  Nuk kam bërë shkollë për këtë. Gjithçka ka lindur nga fantazia.” –shprehet 33-vjeçari.

Bala, tha se këtë punë e ushtron brenda Shqipërisë por edhe në Kosovë, ndërsa shtoi se modifikon vetëm makinat me kamio automatike dhe jo manuale.

“Punoj brenda Shqipërisë, dhe i vetmi vend që kam deportuar është Kosova. Janë dy ose tre persona që bëjnë këtë gjë në Shqipëri.  Unë modifikoj vetëm makinat me kamio automatike. Unë po bëj 12 vite me këtë zanat, dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që te klientët e mi të ketë pasiguri. Makina me anë të duarve mësohet shumë më lehtë se me anë të këmbëve.  Klientët që kanë ardhur më para kanë pasur makinë dhe ia kanë idenë se si është makina. Por pjesës tjetër ia mësoj. Pjesa ime është t’I mësoj se si funksion kjo makinë,”- tha Bala.

Sipas tij në vendin tonë por as në botë nuk ka instruktorë që mësojnë personat me aftësi të kufizuar të ecin me makinë të modifikuar. Gazi dhe frenat në makinat e modifikuara që bën Bala, funksionon nëpërmjet duarve dhe jo këmbëve.

“Nuk ka instruktorë që merren me persona me aftësi të kufizuar. Më ka marrë një instruktor sepse donte që të bënte kurs me persona me aftësi të kufizuar po ka pasur shumë probleme me shtetin shqiptar”- u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?