34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: 2025 ndryshim historik

12 Dhjetor 2024 | 11:43

Kreu i PL, Ilir Meta ka uruar nga burgu 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Meta shprehet se kjo ditëlindje e gjen PD-në më të fortë, të bashkuar dhe më të motivuar për mbrojtjen e lirisë, demokracisë e shtetit të së drejtës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se viti 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik.

Meta shkruan se ka urimet më të përzemërta për Partinë Demokratike, si forca e parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, me rastin e 34-vjetorit të themelimit dhe shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Kjo ditëlindje e gjen Partinë Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më të motivuar në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik. Një urim të ngrohtë për liderin e saj historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD. Mirënjohje edhe për të gjithë rithemeluesit e 11 Dhjetorit, të cilët me shumë dinjitet dhe vendosmëri nuk i braktisën vlerat mbi të cilat u themelua Partia Demokratike 34 vite më parë, por refuzuan me përbuzje edhe kërcënimet “për të ngrënë bar” duke dëshmuar se nuk janë bagëti, por janë shqiptarë me dinjitet në themel të të cilëve qëndron liria, sovraniteti dhe atdhedashuria. Jam i bindur se viti që po vjen do të jetë viti i një ndryshimi historik dhe i rivendosjes së plotë dhe të pakthyeshme të pluralizmit politik në vend”, shkruan Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026