36 vite pas ndarjes nga jeta, një muze për Lasgush Poradecin 

14 Nëntor 2023 | 19:11

36 vite pas vdekjes së tij, poeti i mirënjohur pogradecar Lasgush Poradeci, nuk ka një muze të dedikuar në qytetin e tij të lindjes, prej nga të cilit ka marrë edhe pseudonimin.

Sot dashamirësit dhe vizitorët e qytetit buzë liqenit, nuk kanë një vend për t’u njohur me figurën e tij.

“Duhet hap pas hapi të grumbullojë gjithë dëshmitë që lidhen me këtë njeri te famshëm. E para sa jemi në kohë të mblidhen dëshmi, fakte, objekte, intervistohen persona nga pozita e qëllimtë që më vonë të jenë arsenal për muzeun. Sepse mund të bëhet muzeu por nuk ke asgjë për të. Është momenti që ne tentativën për të krijuar këtë muze, që i mungon gjithë Shqipërisë, jo vetëm Pogradecit,” – u shpreh Anastas Kostandini.

“Emri i Lasgush Poradecit është emri i një njeriu i cili ka rëndësi të madhe për letrat shqipe kështu që e meriton një shtëpi. Rrjedhën e jetës kulturore është shtruar kjo çështje, ishte një përpjekje fillestare në kohën e komunizmit, ajo nismë ngeli e pakryer për shkak të rënies së regjimit e sot e me tepër është detyrë qytetare, jam shprehur në prani të njerëzve të tjerë, të botës së politikës, mendoj shtëpia e Lasgushit duhet të rindërtohet, të ketë një muze të tijin dhe kthehet në vatër të dijes, të arkivimit të jetës së tij,” – tha pedagogu, Neli Naço.

Ndërkohë, një qytetar që e ka njohur nga afër lirikun e madh, shpreh rezerva për këtë harresë.

“Unë ju them këtë politikanëve të çdo marke e çdo krahu, boll me përralla, me pragmatizmin tuaj qe i shfrytëzoni njerëzit, mendoni që jeni të vdekshëm, e deri sa jeni të tillë, duhet t’i respektoni të vdekurit e mëdhenj. Sepse mallkimi i harresës do tu ndjekë edhe ju, por më një ndjenjë neverie, do të kujtoheni me neveri,” – u shpreh Budjon Xhelo.

Të pyetur nga Euronews, nënkryetari i bashkisë Paskalin Ziko, ka bërë me dije se pushteti vendor ka një projekt për shtëpinë muze të poetit të njohur brenda lagjes muzeale ku u lind e u rrit Llazar Gusho.

“Është një nga projektet më priroriate të bashkisë Pogradec, projekti është përfunduar në bashkëpunim me studiot, është siguruar financimi, është në procedurë për konsulence. Është pjesë e një projekti të madh për rijetezimin e lagjes historike ku brenda është dhe shtepia muze e Lasgush Poradecit. Do jetë një muze për poetin, e vizitueshme për turistët vendas e të huaj, e hapur për të gjithë,” – tha Ziko.

Shtëpia e Lasgush Poradecit ndodhet në lagjen “Toplec”, një nga lagjet më të vjetra të qytetit liqenor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026