38 shtete kërkojnë hetimin e Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Rusia është raportuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, duke përbërë referimin më të madh që është kryer ndonjëherë, deklaroi të mërkurën kryeministri britanik Boris Johnson.
Johnson tha se 38 shtete kallëzuan në gjykatë regjimin e Vladimir Putin mbi pretendimet për krime lufte të ndodhura gjatë pushtimit të Ukrainës.
“Ne e kemi fare të qartë se Putin nuk mund të kryejë këto akte të tmerrshme pa u ndëshkuar”, shkruan Johnson në Twitter.
Tonight 38 countries from across the world have made the largest ever referral to the International Criminal Court for Russia’s barbaric invasion of Ukraine.
We are crystal clear that Putin cannot commit these horrific acts with impunity.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 2, 2022
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha në Twitter se trupat ruse po sulmojnë popullsinë civile dhe po shkatërrojnë qytete në gjithë Ukrainën.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha në Twitter se trupat ruse po sulmojnë popullsinë civile dhe po shkatërrojnë qytete në gjithë Ukrainën.
“Ka një nevojë urgjente për hetim nga Gjykata Penale mbi aktet barbare të Rusisë dhe do të ishte e drejtë që personat përgjegjësi të japin llogari. Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojë me aleatët për të garantuar që drejtësia të vihet në vend”, shkruan Truss.
Edhe pse Rusia është një prej shteteve nënshkruese të Konventës së Gjenevës, traktatit ndërkombëtar që përcakton krimet e luftës, ajo u tërhoq nga Gjykata e Hagës në 2016, pasi kjo e fundit e cilësoi aneksimin e Krimesë si pushtim.
Individët që dënohen nga kjo gjykatë mund të arrestohen vetëm nga shtetet që e njohin juridiksionin e saj, gjë që mund ta izolojë Putinin në Rusi, ose shtete aleate, për gjithë jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret