“Armë për banorët serbë në Kosovë”, analisti zbulon skenarin e Vuçiç
Gazetari Gazmir Raci, është shprehur se Milan Radioçiç po bëhet kurban nga vet presidenti Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa foli për skenarin që mund të ketë presidenti serb theksoi se ka informacione që po shpërndahen armë te serbët që jetojnë në Veri të Kosovës.
Mes tjerash ai nënvizoi se sulmi në Kosovë ishte i mirëpërgatitur.
“Radioçiç po bëhet kurban nga vet presidenti Aleksandër Vuçiç. Mendoj se rreziku është ende prezent sepse ai nuk ishte vetëm. Po raportohet se mund të jenë 400 individë të armatosur, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë që ata mund të hakmarren ndaj Kosovës në një moment të caktuar.
Ka qenë një operacion i përgatitur në mënyrën më të mirë dhe në mënyrën më prefesionale. Ka informacione që janë 400 persona që paguhen nga shteti serb dhe ne e dimë që në Kosovë ka sektor të ndryshëm siç është arsimi dhe shëndetësia që janë në listat e rrogave të shtetit serb. Ka informacione se armët po shpërndahen dhe tek banorët serb që jetojnë në Kosovë”-th ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)