4.7 mln euro mashtrime me Call Centerat, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Bruno Çobos

17 Korrik 2024 | 12:35

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Bruno Çobos i cili u kthye disa muaj më parë për tu dorëzuar para drejtësisë shqiptare që të përballej me akuzën e përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milionë euro ndaj shtetasve italian përmes platformave të call centerave.

Tashmë ai pritet të përballet me akuzat në Gjykatë bashkë me 16 të akuzuar të tjerë. Çobo ishte shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrim në bashkëpunim.

Në gjyq erdhën edhe përfaqësues ligjor të italianëve që janë viktima të veprës penale të cilët kërkojnë dëmshpërblim. Bruno Çobo nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa avokati i tij mohoi akuzat duke thënë se klienti që mbron, ka ushtruar aktivitet të ligjshëm me shoqërinë që posedon dhe nuk ka lidhje me skemën e mashtrimeve

Ata akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.

Një vit më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën “arrest në burg“, ndaj shtetasve Bruno Çobo, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Florjan Bregu, Orland Cani, si dhe masën “arrest në shtëpi”, ndaj shtetaseve Rezarta Ibrahimi, Antoneta (Malo) Pepkolaj, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu.

Çobo u ndalua në Dubai tre javë para se të mbërrinte në Shqipër ku fillimisht ka pasur një tentativë për të marrë azil, por kur iu refuzua, vetë i arrestuari shprehu pëlqimin për ta vijuar betejën e tij me drejtësinë në vendin e tij duke vendosur të vijë në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026