4 ditë reshje intensive shiu, Prefekti i Durrësit kërkon mobilizim të strukturave
Prefekti Qarkut të Durrësit përmes një njoftimi ka kërkuar mobilizim të strukturave përgjegjëse për gatishmëri maksimale në datat 6-10 shkurt.
Kjo, nisur nga informacioni i shërbimit meteorologjik që parashikon reshje intensive shiu në këtë qark.
“Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Në këtë kuadër, kërkohet marrja e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren, raportimi i menjëhershëm për çdo problematikë që mund të lind si dhe koordinim ndërinstitucional për përballimin e çdo emergjence të mundshme.
Institucioni i Prefektit do të vijojë ndjekjen e situatës dhe do të qëndrojë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat përkatëse”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se Gjykata Ndërkombëtare Penale kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës