4 fëmijë në terapi intensive, rriten rastet me grip në Shkodër, mbi 100 vizita

19 Janar 2024 | 18:02

Situata epidemiologjike në të gjithë qarkun e Shkodrës vijon të jetë e rënduar.

Shefja e pediatrisë pranë spitalit rajonal të Shkodrës Dr .Greta Naraçi konfirmon për Euroneës Albania që Janë rreth 120 fëmijë që paraqiten për të marrë ndihmën ambulatore ndërsa në 4 raste është dashur shtrimi i tyre në repartin e terapisë intensive.

“Gjatë kësaj periudhe kanë arritë në një dite edhe në 100, 124 vizita ndërsa si mesatare është 35-40 vizita në dite nga shërbimi ambulator dhe nga shtrimet në terapinë ditore ndërsa shtrimet në pavion janë kryesisht ato që kanë komplikacione të këtyre virozave që ndiqen nga mjekun I familjes 3-4 ditshin e pare dhe pastaj duhet nga terapia ditore duhet të shtrihen dhe kanë nevoje për mjekim më të zgjarur. Aktualisht janë 4 fëmijë”, tha Naraçi.

Naraçi thotë që sërisht në terren është prezent virusi COVID-19, i cili në shumë raste ka prekur edhe fëmijët por pa shfaqur komplikacione të theksuara. Pavaresisht frikës nga simptomat, mjekja apelon për tu treguar të kujdesshëm në përdorimin e antibiotikëve pasi nuk ndihmojnë në përmirësimin e situatës nese nuk janë të konsultuar me mjekun.

“3 ditet e para fëmijët duhet të rrijne në shtepi me prindërit me ata kushtet e higjenës pastërtisë , arjit që kena Thane gjithmone dhe Pas 3 ditëve nese situata është e tillë duhet të paraqiten Tek mjeku  dhe vetem me recetën e mjekut duhet të përdorin ilace”, tha Naraçi.

Me nisjen e vitit 2024, prezenca e virozave në vend ishte e madhe duke bërë që shumë qytetarë tu drejtohen spitaleve për të marrë ndihmën e mjekut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026