Rritet numri i të infektuarëve me grip në Gjirokastër, 200 persona në 24 orë
Në Gjirokastër po vijnë në rritje rastet ditore me virozat e stinës ndërsa shqetësim për specialistët e Shëndetit Publik janë personat e prekur që nuk izolohen në kushtet e shtëpisë dhe nuk paraqiten për ndihmë mjekësore tek bluzat e bardha.
Specialistët e shëndetësisë shprehen për një numër të konsiderueshëm të infektuarish me virozat e stinës që janë të pranishëm në mjediset publike, ambientet e punës, etj duke qenë mbartës të virusit gripal por edhe të Covid-19 dhe shkaktarë të transmetimit tek personat e tjerë.
“Disa masa të cilat rekomandohen për të ndaluar përhapjen e infeksionit janë duke filluar që nga higjiena personale, larja e duarve, distancimi social gjatë kohës që ne jemi të sëmurë me grip mirë është të izolohemi në shtëpi dhe personat që ne na shërbejnë duhet të mbajnë maskë me qëllim që të mos sëmurën apo mos të infektojmë të tjerët , sigurisht duke qenë se është një sëmundje kolektive mirë është që në institucione kolektive si shkolla, kopshtet , supermarket apo institucionet publike apo private siç mund të jenë bizneset apo bankat e ndryshme ku ka qarkullim njerëzish mirë është të evitojmë mbipopullimin”,- tha Bledar Ahmetaj, specialist i Shëndetit Publik.
Shqetësim për specialistët e Shëndetit publik janë edhe personat e infektuar me gripin stinor që vetë-mjekohen në kushtet e shtëpisë dhe marrin ilaçe pa u konsultuar me mjekun. Në këtë situatë është evidentuar se rreth 30% e të sëmurëve me grip vetë-mjekohen madje marrim pa kriter edhe antibiotikët.
“Nuk është e rekomandueshme që të bëjmë vetëmjekim përmes përdorimit të antibiotikëve, sot flitet me të madhe për mënyrën sesi duhet të trajtohen infeksionet e ndryshme, ka protokolle standarde dhe pikërisht, edhe për punën e gripit nëse lë infeksione të cilat mund të jenë bronkitet, bronkopneumoni apo infeksione të tjera në veshka, antibiotiku terapi përshkruhet nga mjeku i cili është personi kompetent që zotëron aftësitë e duhura profesionale për të përshkruar trajtimet me antibiotik” , tha Bledar Ahmetaj, specialist i Shëndetit Publik.
Në Gjirokastër janë rreth 200 persona në ditë të cilët marrin kujdes shëndetësor si shkak i virozave të stinës ndërsa rastet e infektuara nuk janë shoqëruar me komplikacione të rënda shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos