4 vepra penale| Gazetari zbulon çfarë po heton SPAK në kampin e muxhahedinëve
Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se aksioni i SPAK në kampin e MEK në Manzë, vjen në kuadër të procedimit për 4 vepra penale.
Dy nga këto vepra penale janë ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe ndërhyrje në sistemet kompjuterike, që kanë të bëjnë me krimet kibernetike.
Ai u shpreh se dyshohet se ky aktivitet i paligjshëm është ushtruar në kampin Ashraf, edhe në kuadër të organizatës kriminale.
“Dyshohet se në kampin Ashraf, madje është regjistruar vepra edhe në kuadër të organizatës kriminale, më shumë se tre persona me role të ndryshme kanë vepruar në kuadër të kësaj organizate. Dyshimet kanë qenë që në fillim edhe për mënyrën si e kanë të organizuar jetën në kamp muxhahedinët. Ata jetojnë në kamp të izoluar, ruhen nga polici private dhe kanë një disiplinë të rreptë ushtarake. SPAK që është një institucion i ndikuar nga SHBA, ndoshta jemi në kushtet kur SPAK është bërë pjesë e kësaj loje për të regjistruar një procedim penal. Nëse flasim për rrezikshmërinë e këtyre individëve, gjithmonë kanë qenë rrezik për sigurinë publike. Kemi të dënuar një ish anëtar të kampit me 15 vjet burg që u zbulua se ishte rekrutuar nga inteligjenca e republikës islamike, por kanë qenë gjithmonë të monitoruar nga antiterrori”, tregoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona