40% e shqiptarëve e shohin korrupsionin si shqetësim kryesor për sigurinë
Rreth 40% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është kërcënimi kryesorë për sigurinë në Shqipëri.
Ndërsa 27% mendojnë se korrupsioni është këcënimi i dytë kryesore për sigurinë.
Këto janë gjetjet e një studimi të kryer nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes financuar nga fondacioni Friedrich Ebert.
“Kemi pyetur a është rritur apo ulur korrupsioni në 5 vitet e fundit dhe faktikisht shumica thonë se është rritur. Kemi pyetur a do ulet në vitet në vijim, shumica janë shprehur që jo dhe mendojnë se korrupsioni është ulur këmbëkryq në Shqipëri”, shprehet autori i anketës, Arjan Dyrmishi.
I treti kërcënim kryesor për sigurisë është krimi organizuar me 11.2 % , ndërsa 19,2 mendojnë ky fenomen është rreziku i dyte me i madh. Arjan Dyrmishi edhe këtë fenomen e shikon të lidhur me korrupsionin.
“Ne kemi pyetur, a mendoni që krimi i organizuar e përdor korrupsionin si mjet, qytetarët thonë po. Korruspioni perceptohet si kërcënim kryesor”, theksoi ai.
Sipas kësaj anketë 30 % e shqiptarëve mendojnë se lufta me vendet fqinje është kërcënimi i dytë serioz për sigurinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania