40 mijë lekë të ardhura në muaj, familja me 6 anëtarë jeton mes skamjes
Albana Nurçe, nënë e 3 fëmijëve, jeton në zonën e Kombinatit në vështirësi të mëdha ekonomike.
Me rritjen e çmimeve, jetesa bëhet akoma me papërballueshme.
Qumështi që merrte për vajzën e vogël 1 vjeç e gjysme është shtrenjtuar me 30 deri ne 40 lekë.
Albana e ka të pamundur të punojë për shkak të vajzës së vogël, e cila vuan nga një sëmundje. Ndërsa për shpenzimet e ndihmojnë familjarët e saj.
“Tani për momentin ia kam hequr jastëkun, por pjesa kur ka qenë me jastëk, ka qenë në verë, deri në shtator. Jasteku bënte 95 mije lekë, po ato lekë mi ka dërguar vëllai që kam jashtë”, thotë ajo.
Familja e tyre përbëhet prej 6 anëtaresh. Të ardhurat e vetme janë 40 mijë lekë, me të cilat duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet. Me rritjen e çmimeve, duhet të reduktojnë blerjet.
“E përgjithshmja 400-410 mijë lekë të vjetra që marrim. Edhe burri edhe pensioni i vjehrrës. Sidomos kjo pjesa e fundit që janë rritur çmimet, është bërë një jetesë e pamundur. Bebelinat janë rritur, çdo gjë është rritur. Frutat e gjërat duhet t’i eliminosh, sepse një kile vaj ka vajtur 300 e ca lekë, orizi ashtu, sheqeri ashtu”, tha ajo.
Deri më tani nuk kanë përfituar nga bonuset që janë dhënë nga qeveria. Nëna e tre vajzave, Albana tregon që për tu kursyer energjinë elektrike nuk ka ndezur dushin duke përdorur sobën me dru për ngrohjen e ujit.
“Nuk është se e konsumoj shumë energjinë se ngrohem me dru. As dushin”, u shpreh ajo, duke treguar se në dimër lahet me ujin që e ngroh te soba.
Shtëpia e saj ka pasur çarje nga tërmeti i 2019-tës, por deri më tani nuk ka inspektuar askush.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:34 Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë