4000 persona u drejtohen qendrave shëndetësore verore në Durrës
Temperaturat përvëluese të ditëve të fundit në Durrës kanë rritur ndjeshëm numrin e qytetarëve dhe turistëve, që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Në harkun kohor të 35 ditëve, 4000 persona i janë drejtuar qendrave shëndetësore verore.
“Vihet re një numër në rritje nga korriku në të 4 qendrat shëndetësore verore, por jo vetëm”,-tha Aurora Hyka, Drejtoreshë e NjVKSh Durrës
“Qendrat shëndetësore që prej 15 qershorit janë të pajisura me medikamente dhe me një staf të kompletuar. Deri më tani flasim për rreth 4000 vizita. Sigurisht një numër të konsiderueshëm zënë edhe turistët e huaj”,-shtoi ajo.
Që nga problemet në det e deri tek sëmundjet kronike, cilat janë shqetësimet kryesore të pacientëve?
“Janë djegiet, pickimet në det dhe sidomos mosha e tretë. Për të sëmurët kronikë kemi një rikthim, ose një riaktivizim të problemeve të tyre,”- Aurora Hyka, Drejtoreshë e NjVKSh Durrës.
Prandaj, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka dalë në terren dhe drejtuesja e saj ka një apel.
“Aktualisht ndodhemi afër amfiteatrit, që shërben edhe si pikë kontakti edhe me turistët, që të informohen në lidhje me qendrat shëndetësore ku janë”,- Aurora Hyka, Drejtoreshë e NjVKSh Durrës
“Te të 4 qendrat shëndetësore verore shihet numri në rritje nga dita në ditë. Prandaj kërkojmë një bashkëpunim ndërqytetar edhe me shtetasit e huaj, që do t’ju luteshim të jenë të kujdesshëm për të evituar sa më shumë fatalitetet dhe për të bërë një mirëmenaxhim të situatave shëndetësore.”
Në qytet janë ngritur disa njësi informuese të lëvizshme, që orientojnë qytetarët dhe turistët e huaj mbi kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë. Për t’u ruajtur në këto ditë të nxehta, mjekët këshillojnë evitimin e daljeve në oraret e pikut dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng