U kualifikua për Lojërat Olimpike 2024, Luiza Gega flet për Euronews Albania
Sportistja Luiza Gega ishte këtë të martë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për suksesin e saj të fundit.
Ajo u bë sportistja e parë e cila u kualifikuar për Lojërat Olimpike 2024, ndaj tha se për këtë është shumë e lumtur dhe do përpiqet që të jap maksimumin e saj.
“Kampionati ballkanik për një vend si ky i yni është shumë i rëndësishëm. Kjo ishte gara ime kryesore për të realizuar kohën e vendosur nga Federata Botërore e Atletikës, ndërsa dy garat e tjera i bëra thjesht garë taktike për të fituar medalje, duke qenë se kampionati Ballkanik tashmë ka shpërblim nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e ky është një tjetër motivim”,-tha Gega.
E pyetur se çdo të thotë ky kualifikim për të Luiza Gega tha se ajo është shumë e lumtur që arriti t’i sjellë Shqipërisë medalje.
“Kualifikimi do të thotë shumë. Mesa di jam sportistja e parë e kualifikuar nga Shqipëria për lojërat olimpike 2024, sigurisht kjo është emocionuese pasi jam e vetmja që arrita të sjellë medalje”.
Kampionia Luiza Gega foli gjithashtu për synimet e saj ku tha se fokusi kryesor është Kampionati Botëror ku synon të sjellë një rekord të ri.
“Ne këtë vit kemi kampionatin botëror në Hungari, në Budapest. Sigurisht ai është aktiviteti më i rëndësishëm i këtij viti për mua. Po mundohem fort që të sjellë formën time maksimale, për të realizuar një rekord të ri kombëtar në këtë garë e pse jo një pozicion më të mirë se ai që patëm vjet”,-tha Luiza Gega.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë