“Mundësi pa kufi”/ Motrat Shalari sfidojnë vetveten dhe frymëzojnë të verbërit
“Mundësi pa kufij”, një koncert muziko-teatral ideuar dhe performuar nga motrat artiste Blerina dhe Alda Shalari u ngjit në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan.
Dy motrat, që e humbën shikimin në fëmijëri, ushqyen me vite talentin dhe pasionin, për muzikën dhe sot sfidojnë vështirësitë duke u ngjitur në skenat artistike. E bëjnë këtë jo vetëm për vete, por për të gjithë ata që duhet të sfidojnë vetveten, në kushte të ngjashme me të tyret.
“Prandaj koncerti quhet “Mundësi pa Kufij”. Di që nëpër komunitete të caktuara ka njerëz të cilët kanë prirje arti, madje ka njerëz të caktuar që edhe janë shkolluar për artin por jo të gjithë u jepet mundësia të ngjiten në skenë. Çdo koncert i bërë nga kategori njerëzish me prirje ndryshe mendoj që është edhe një mundësi frymëzimi.”-tha Blerina Shalari.
“Është një punë që kërkon një mirë përgatitje, por që gjithmonë me ka joshur të sfidoj veten, dhe besoj se ja kam arritur deri në një fare mënyre”-Alda Shalari.
I ftuar special në mbrëmjen e motrave Shalari ishte aktori i Teatrit Kombëtar Dritan Boriçi i cili interpretoi melodramën “Homeriada”, shkruar prej Blerinës. Motrat Shalari kishin zgjedhur që këtë mbrëmje në kujtim të kompozitorëvë Riza Zdrava dhe Tonin Harapit të interpretojë pjesë të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë