49 kg kokainë në banane, SPAK kërkon pushimin e hetimit për babanë e Arbër Çekajt

11 Maj 2023 | 11:58

SPAK ka kërkuar pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë.

Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën që u gjet në një kontejner bananesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij. Ndërkohë SPAK vijon hetimin për identifikimin e trafikantëve të sasisë së kokainës.

Pas arrestimit në prill 2021, Selim Çekaj qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026