495.213 persona dhe 163.293 automjete lëvizën në kufirin me Greqinë gjatë verës
Kjo verë ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh në doganat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Në periudhën 1 qershor-14 gusht në tre Pikat e Kalimit Kufitar në Qarkun e Gjirokastrës (Kakavijë, Tri Urat dhe Sopik) kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë 495213 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 163293 automjete shqiptare dhe të huaja.
Përkatësisht gjatë muajit qershor në këto tri pika kufitare janë regjistruar në sportelet e hyrje-daljes 145.707 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 50.891 mjete shqiptare dhe të huaja. Përgjatë muaj korrik fluksi i lëvizjes në hyrje- dalje në këto pika kufitare ka regjistruar 188.331 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 63.164 automjete shqiptare dhe të huaja.
Ndërkohë në dy javët e para të muajit gusht, në periudhën 1-14 gusht nëpërmjet tri Pikave Kufitare të Qarkut Gjirokastër lëvizën në të dyja anët e kufirit më Greqinë 161.175 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 49.238 automjete shqiptare dhe të huaja.
Numrin më të madh të personave që kanë lëvizur në kufi gjatë verës e zënë bashkatdhetarët tanë që kthehen për pushime nga Greqia në vendlindje si dhe turistët. Ndërkohë dogana me më shumë lëvizje është Kakavija. Fluksi i lëvizjes në kufirin me Greqinë pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë muajit gusht dhe ditëve të para të shtatorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)