5.5 % e shqiptarëve preken nga fasha 800 kw
Në muajt e fundit të diskutimit publik për krizën energjetike dhe vendosjen e fashës 800 KW, ekspertët kanë qenë skeptik për përqindjen e konsumatorëve që preken nga kjo fashë.
Shumica mendonin se shifra e atyre që preken nga fasha 800 KW ishte shumë herë më e lartë se sa 4-6 % e konsumatorëve që është deklaruar nga qeveria.
Referuar shifrave të faturave të energjisë të deklaruara nga vetë qytetarët e pyetur, gjetjet e Barometrit konfirmojnë se 5.5 % e konsumatorëve familjarë preken nga fasha 800 KW.
Sa i përket kursimit të energjisë elektrike, shqiptarët ndahen pothuajse përgjysmë për mundësitë që kanë për të kursyer. Pyetjes “a keni mundësi të kurseni energji elektrike?”, 51.3 % janë përgjigjur “po”, 46.7 % janë përgjigjur “jo” dhe 2.1 % “nuk e di”.
Përveç kësaj, shumica e atyre që mund të kursejnë energjinë elektrike deklarojnë se kjo nuk mund të shkojë më tepër se 10 % e vlerës së faturës. 24.9 % deklarojnë që nuk mund të kursejnë më shumë se 5 % të faturës, 10 % e tyre nuk mund të kursejnë më shumë se 15 % të faturës.
Vetëm 3.6 % e shqiptarëve mendojnë që mund të kursejnë deri në 20 % dhe 20.6 % e tyre nuk bëjnë dot një llogari të saktë se sa përqind të faturës mund të kursejnë megjithë dëshirën që kanë.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

