“5 aksidente në 2 orë”, gazetari: Shkak karrotrecët, hedhin vaj në rrugë
Vetëm ditën e sotme janë shënuar në rrugën Pogradec-Qafë Thanë 5 aksidente. Tre prej tyre dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e vajit të hedhur në rrugë.
Gazetari i Euronews Albania ka raportuar se në rrugën nacionale Pogradec-Përrenjas kanë ndodhur 5 aksidente brenda 2 orësh. Sipas tij tre nga këto aksidente dyshohet se janë shkaktuar nga vaji i hedhur në rrugë.
“Deri në këto momente mendohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e drejtuesve të automjeteve, apo lagështia, por ajo që është problemi më i madh është vaji në rrugë.
Janë pikërisht drejtuesit e karrotrecave ata të cilët dyshohen jo vetëm nga drejtuesit e automjeteve, por edhe nga policia, që hedhin vaj vazhdimisht në rrugën e Qafë Thanës e cila është një rrugë shumë e vështirë për të ndaluar e për të kontrolluar makinën.
Drejtuesit hasen me vajin në rrugë nga drejtuesit e karrotrecave që të shkaktohen aksidente dhe pastaj drejtuesit t’i marrin në telefon për të kërkuar shërbimin e tyre e kështu të përfitojnë të ardhura”,-tha për Euronews Albania gazetari Xhensil Shkëmbi.
Ai tha gjithashtu se policia nuk ka nisur asnjë hetim për këtë ngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë