Çfarë është në lojë mes 2 superfuqive më të mëdha në botë?
Ditën e sotme presidenti i SHBA Joe Biden, do të lidhet me homologun e tij kinez Xi Jinping, në një telefonatë gjatë të cilës pritet të diskutohen aspekte vendimtare rreth marrëdhënieve diplomatike të dy superfuqive më të mëdha në botë.
Kështu raporton CNN mëngjesin e sotshëm, duke shtuar se kjo telefonatë vjen në një moment kritik për marrëdhëniet mes dy superfuqive.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë po shohin me kujdes çdo lëvizje të Kinës dhe kanë ngritur shqetësimin për raportin gjithnjë e më të ngushtë mes Xi dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Përgjigja e Kinës ndaj pushtimit rus të Ukrainës ka qenë gjithashtu një arsye për t’u shqetësuar, pasi sado që Kina e ka dënuar luftën, ajo ka fajësuar gjithnjë Shtetet e Bashkuara për këtë dhe ka justifikuar vendimin e Putin – duke thënë se ai ishte i detyruar ta bënte këtë lëvizje për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e shtetit rus.
Në të njëjtën kohë, Kina ka avancuar edhe më tej teoritë konspirative të Rusisë, se SHBA po financon laboratorë të armëve biologjike dhe kimike në Ukrainë.
Pekini ka dashur të pozicionohet si një vend neutral që nga nisja e këtij konflikti pasi ekonomia kineze ka shumë për të humbur – ndryshe nga Rusia, e cila duket sikur kishte nisur ta humbiste lavdinë e dikurshme dhe u ndje e detyruar të vinte në punë armët e saj të fundit në një luftë gjeopolitike që e kishte praktikisht të humbur.
Këto janë disa nga dinamikat që po luhen mes SHBA-së dhe Kinës që prej fillimit të luftës në Ukrainë:
1 – Frika se Kina mund t’i bashkohet përpjekjeve të Rusisë
Sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po teston ujërat dhe po mundohet të marrë një vendim kyç, në lidhje me kërkesën e bërë nga Rusia për mbështetje financiare dhe ushtarake si pasojë e humbjeve madhore në Ukrainë.
Nëse Kina pranon, kjo do të mund t’i shkatërronte përfundimisht marrëdhëniet e saj me Perëndimin dhe do ta vinte atë në një pozicion të vështirë – nga i cili mund të dilte e humbur dhe bashkëfajtore në këtë luftë – gjë që do të mund ta bënte edhe atë pjesë të sanksioneve të ashpra që janë ndërmarrë kundër Rusisë.
Sidoqoftë, Moska i ka hedhur poshtë akuzat se i ka kërkuar ndihmë Kinës kohët e fundit dhe Pekini gjithashtu i ka quajtur ato pjesë të një “fushate dezinformimi dhe bullizimi të pastër nga SHBA”.
2 – Kina mund të ketë shumë për të humbur nëse përballet me sanksione ekonomike
SHBA i frikësohet faktit që Kina do të mund t’i bëhet krah Rusisë në aspektin financiar në mënyrë që të lehtësojë sadopak pasojat e sanksioneve të vendosura kundër Rusisë nga Perëndimi.
Biden ka deklaruar vazhdimisht që nëse Xi vendos ta japë këtë mbështetje do t’i duhet të presë pasoja të mëdha në këmbim.
Kina mund të kishte shumë për të humbur në aspektin financiar nëse vendosë të marrë krahun e Rusisë dhe të dalë haptazi kundër Perëndimit pasi tregtia e saj me Rusinë nuk është as sa një e katërta e asaj me SHBA apo BE.
Tregtia mes BE-së dhe Kinës arriti shifrën marramendëse prej $800 miliardë dollarësh vitin e shkuar dhe ajo mes Kinës dhe SHBA-së plot $750 miliardë dollarë, kurse tregtia mes Kinës dhe Rusisë nuk i kalon $150 miliardë dollarët.
3 – Marrdhëniet Kinë-Rusi kanë një historik të gjatë
Rusinë dhe Kinën i ka lidhur prej kohësh vizioni autokratik i qeverisjes dhe është pikërisht me anë të këtij sistemi që ata pretendojnë të sundojnë botën, qoftë në aspektin ekonomik por edhe në atë gjeopolitik.
Edhe para se Rusia të pushtonte Ukrainën, SHBA e ka parë me vëmendje të veçantë marrëdhënien gjithnjë e më të afërt të Putin dhe Xi.
Në shkurt, të dy liderët kanë nënshkruar një marrëveshje “pa limite” e cila përfshinë një dokument të gjatë ku citohen fushat e ndryshme të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Një tjetër pikë e këtij dokumenti ishte edhe bashkëpunimi i vazhduar i Kinës dhe Rusisë kundër ekspansionit të mëtejshëm të NATO-s.
Kina i drruhet prej vitesh formimit të një aleance të zyrtarizuar mes SHBA-së dhe shteteve të fuqishme ekonomikisht në Azi si Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani etj – një aleancë e cila është përshkruar si një NATO e dytë aziatike.
Partneriteti i ngushtë mes Rusisë dhe Kinës pritet të vihet në provë qysh prej fillimit të luftës në Ukrainë, ku Kina po e tregon qartë që sado që nuk preferon të pozicionohet, mbështetja e saj është qartazi për Rusinë.
4 – Aleatët e SHBA në Azi i tremben një skenari të ngjashëm me Ukrainën
Pushtimi rus i Ukrainës – i cili përfshinë shkeljen e sovranitetit të saj dhe nisjen e konfliktit më të ashpër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore – ka dërguar një efekt domino në vendet aziatike. Në ankth, vende si Tajvani, po shohin me kujdes lëvizjet e Kinës gjatë kësaj periudhe, për të parë nëse sovraniteti i tyre është gjithashtu në rrezik.
Ishulli i vetëqeverisur ka qëndruar prej kohësh nën hijen e Kinës – e cila ka pretendime mbi të dhe ende insiston ta quaj atë pjesë të shtetit kinez, duke kërcënuar vazhdimisht një pushtim të mundshëm duke dërguar trupa kineze pranë kufirit tajvanez.
SHBA ka një lidhje të veçantë me Tajvanin – një nga ekonomitë më të fuqishme në botë dhe eksportuesin kryesorë të mikroçipeve – elementëve kyç në prodhimin e teknologjive të ndryshme nga kompjuterët, telefonat celularë, GPS, makinat, pajisjet mjekësore etj.
Ndryshe nga Ukraina, SHBA është shprehur se nëse Kina avancon me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, ata do të ndërhyjnë menjëherë për të mbrojtur interesat e tyre në vend – gjë që do të mund të prodhonte një përballje të rrezikshme mes dy superfuqive më të mëdha në botë.
5 – Kina mund të dalë e fituar nga konflikti në Ukrainë
Kina duhet të marrë në konsideratë shumëçka kur vjen puna tek marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës – pasi të dy këto shtete janë partnere të rëndësishme tregtare të Kinës.
Të dy këto shtete janë gjithashtu pjesë e Programit Kinez të Infrastrukturës – dhe për Pekinin, ato shihen si porta të rëndësishme hyrëse për të bërë biznes në Europë.
Në të njëjtën kohë, Kina po bëhet gjithnjë e më e varur ndaj importeve të energjisë ruse por edhe ushqimit.
Së fundmi, Kina ra dakord të heqë të gjithë kufizimet ndaj importeve të grurit rus, gjë që është akuzuar nga komuniteti ndërkombëtarë si një mundësi e artë për Rusinë në një kohë kur e gjithë bota po e ndëshkon atë me sanksione.
Por, edhe pse kriza në Ukrainë ka krijuar një dilemë për Kinën, ekspertë të ndryshëm thonë se ajo mund të ketë edhe avantazhet e veta.
Në këtë moment Kina mund të përdorë si kapital dobësimin e Rusisë, dhe të negociojë për çmime edhe më të ulta të energjisë dhe produkteve ushqimore.
Kina, në fakt, mund të dalë më e fituara nga kjo situatë – me një SHBA të shpërqendruar, një rajon më pak të lidhur me perëndimin dhe një Rusi edhe më të varur prej saj.
Dhe mbi të gjitha, ndërkohë që kriza në Ukrainë përparon, transformimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë do të jetë vendimtar për të ardhmen e ekonomisë dhe sigurisë globale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë i lidh Kinën dhe Rusinë – dhe si ka ndikuar lufta në Ukrainë?
- Sa rrezikon Tajvani të pushtohet nga Kina pas konfliktit Rusi-Ukrainë?
- Kina refuzon të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:01 Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
- 08:46 7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymyri në Kolumbi
- 08:37 Bahreini dhe Kuvajti në gatishmëri pas sulmeve të reja me raketa dhe dronë (VIDEO)
- 08:33 SHBA-të miratojnë shitjen e sistemeve anti-dronë me vlerë gati 2 miliardë dollarë për Kuvajtin
- 08:29 Ukraina përshkallëzon sulmet me dronë, 86 interceptime në Shën Petersburg dhe Moskë
- 08:23 Richard Gere: Më vjen turp për deklaratat e politikanëve republikanë për emigrantët