5 fëmijë në Siri, 85-vjeçari rrëfen dramën e familjes: Kam shpresë deri kur të vdes

8 Nëntor 2022 | 22:15

Dylber Shuli 86-vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit ende pret 5 mbesat e nipërit që prej 9 vitesh ndodhen në Siri.

Në muajin tetor 2013 Krenari djali i tij u largua duke marrë me vete gruan dhe 3 fëmijët e tij.

Gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi ishte në familjen e të moshuarit, i cili në një lidhje me emisionin Now në Euronews Albania, tregoi se muaji tetor është shumë i dhimbshëm për të pasi i biri u largua për të mos u kthyer më kurrë bashkë me familjen e tij.

“Mos ma kujto, tetorin hasëm e kam. Mori gruan dhe tre fëmijët dhe u largua. Më tha që do i çonte në shkollë në Tiranë. Fola vonë. Mbesa më lajmëroi në 2017 që vranë babanë. Pastaj i vranë edhe nënën. Vajza Elona na kërkonte që ta merrnim”, tregon i moshuari.

Ai u shpreh se nuk e ka humbur shpresën se një ditë do të mund të shohë mbesat dhe nipërit e tij.

“Si s’kam shpresë, deri ditën që të vdes”, tha i moshuari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026