Si po ndodh radikalizmi fetar në zonat afër Tiranës

8 Nëntor 2022 | 21:47

Pastori Paulin Vilajeti thotë se shumica e njerëzve që radikalizohen nuk kanë një alternativë me të cilën të ballafaqohen.

Ai tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se si në rrethinat e Tiranës ka djem e burra analfabetë të cilët në mungesë të shkollimit dhe alternativës, të vetmen gjë me të cilën ballafaqohen është radikalizmi.

Sipas tij, mënyra e vetme për t’u përballur me radikalizmin është edukimi.

“Shumica e këtyre njerëzve duket sikur nuk kanë një gjë për t’u ballafaquar. Ata radikalizohen që në fëmijëri. Mund të kesh sot në rrethinat e Tiranës njerëz 38 vjeç dhe janë analfabetë. Kanë ardhur 6 vjeç në ’90, kanë shkuar në zona pa shkollë dhe e vetmja me të cilën hasen është radikalizimi, që mund të jetë edhe i krishterë. Nuk mund të merremi vetëm me njërën fe, pasi në këtë mënyrë ne bëjmë gjënë më të keqe. Edukimi i këtyre njerëzve, jo t’u thuash e ke gabim, por duhet ta ballafaqosh me diçka tjetër që është ndryshe, që të shohë diçka ndryshe nga ajo që ka marrë në mënyrë radikale”, tha pastori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026