“5 mijë euro vota”, Kreshnik Spahiu: Historia e pabesueshme me politikanin shqiptar
Analisti Kreshnik Spahiu thotë se shitblerja e votës është një fenomen shqetësues në Shqipëri, por kjo nuk ndodh në çdo vend të rajonit.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu tregoi rastin kur një politikan shqiptar, të cilit nuk ia përmendi emrin, shkoi në disa familje maqedonase për të blerë vota.
Një familjeje, ai i ofronte 5 mijëra euro, por që u refuzua.
“Kam një histori me një politikan në Maqedoni, i cili pasi kishte siguruar të gjithë votat e shqiptarëve në zonën e tij, i duheshin edhe disa vota maqedonase. Me 5 mijë euro, i ka shkuar disa familjeve maqedonase. Kishte listuar familjet më të varfra maqedonase dhe u kishte shkuar kryefamiljarëve.
20 familje kishin refuzuar 5 mijë euroshin e këtij personi, politikanit shqiptar dhe nuk e shisnin votën. Jo 50 euro, as 500, por 5 mijë euro, familje shumë të varfra në Maqedoni. Maqedonas shumë të varfër që nuk kanë bukë të hanë, për 5 mijë euro nuk e sheshin votën”, theksoi ai.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera
- 10:23 Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj
- 10:23 Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë
- 10:14 Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 09:55 U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin