5 sfidat kryesore të Samitit të NATO-s në Madrid

28 Qershor 2022 | 11:05

Samiti i NATO-s i kësaj jave në Madrid vjen në një moment kritik në historinë 73-vjeçare të Aleancës EuroAtlantike.

Pushtimi rus i Ukrainës është përshkruar si tronditja më e madhe strategjike për Perëndimin që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

NATO është aleanca e vetme ushtarake e aftë për të mbrojtur Evropën nga agresioni i mëtejshëm rus, por a ka një strategji?

Në prag të samitit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi një ndryshim thelbësor në parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës, duke forcuar mbrojtjen në kufijtë lindorë me më shumë se 300.000 trupa.

Aleanca përballet me sfida të shumta, nga lufta hibride, te destabilizimi i Ballkanit, sulmet kibernetike, dhe çfarë duhet bërë me fuqinë ushtarake në rritje të Kinës.

Shkurtimisht 5 janë sfidat kryesore të samitit të NATO-s:

Shmangia e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

30 shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë edhe fuqitë bërthamore SHBA, Britani dhe Franca nuk duan të hyjnë në luftë me Rusinë. Sfida më e madhe në muajt e fundit mbetet sesi të ndihmohet Ukraina që të vetëmbrohet përballë sulmit rus.

Samiti i Madridit do të duhet të përcaktojë masën e ndihmës ushtarake që vendet e NATO-s mund të ofrojnë dhe për sa kohë.

Sfida e dytë është ruajtja e unitetit

Nëse Rusia do të kishte sulmuar vetëm Donbasin dhe nuk do të kishte pushtuar të gjithë Ukrainën  atëherë ne nuk do të kishim parë një unitet të tillë . Gjashtë raunde të sanksioneve të BE-së po dëmtojnë seriozisht ekonominë e Rusisë dhe Gjermania ka anuluar Nord Stream 2 . Por ka përçarje në aleancën perëndimore se sa duhet të ndëshkohet Rusia dhe sa mund të preken  ekonomitë perëndimore.

Siguria në shtetet baltike mbetet një tjetër çështje thelbësore

Vendet e Baltikut  kanë potencialin të jenë një pikë e madhe përplasjeje midis NATO-s dhe Rusisë. Estonia, Letonia dhe Lituania ishin dikur – pjesë e Bashkimit Sovjetik. Sot, ata janë kombe të pavarura dhe të gjitha në NATO. Ka katër grupe luftarake shumëkombëshe të stacionuara në këto tre vende. Britania e Madhe kryeson a në Estoni, SHBA- në Poloni, Gjermania në Lituani dhe Kanadaja në Letoni. Megjithatë, NATO e di shumë mirë se ato janë shumë të vogla për të parandaluar një pushtim n të bashkërenduar nga  ushtria e ruse.

Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë që kundërshtohet nga Turqia

Në NATO do të diskutohet edhe nëse  do të pranojë më vonë partnerë të rinj sikundër Gjeorgjia apo Moldavia.

Rritja urgjente e shpenzimeve për mbrojtjen

Aktualisht, anëtarët e NATO-s janë të detyruar të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre vjetore për mbrojtje, por jo të gjithë e bëjnë këtë.

Edhe më shqetësuese është se si Rusia ashtu edhe Kina janë përpara Perëndimit në zhvillimin e raketave hipersonike.

Shefat ushtarakë paralajmërojnë se nëse NATO nuk forcon sigurinë e saj tani, atëherë kostoja e agresionit të mëtejshëm rus në të ardhmen do të jetë më e madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026