“5 vjet padrejtësi e organizuar”, OVL UÇK aksion simbolik para EULEX-it

5 Nëntor 2025 | 15:52

Në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur një aksion simbolik para EULEX-it, duke vendosur në dyer një shirit të verdhë me mbishkrim “5 vjet padrejtësi e organizuar”, sipas KosovaPress.

Në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur një aksion simbolik para EULEX-it, duke vendosur në dyer një shirit të verdhë me mbishkrim “5 vjet padrejtësi e organizuar”.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se me këtë aksion simbolik organizatat e dala nga lufta i tregojnë UNMIK-ut e EULEX-it se po mbajnë peng ish-krerët e UÇK-së. Ai tha se EULEX-i po tenton që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike.

“Sot bëhen pesë vjet pafajësi, padrejtësi, larg familjes e bashkëluftëtarëve, pesë vjet qe shumë të dashurit e tyre kanë ndërruar jetë e ata nuk ishin aty, as për të dhënë lamtumiren e fundit, për një lufte qe sollën lirinë, paqen dhe shtetin tonë. Ne sot kemi dalë t’i tregojmë UNMIK-ut, EULEX-it dhe ndërkombëtarëve që keni mbajtur peng njerëzit, i keni kidnapuar ata njerëz qe sollën lirinë, pavarësinë dhe paqen e demokracinë. UÇK ka bërë luftë të drejtë për vendin e vet, për popullin e vet, për të gjithë qytetarët që të jetojnë të lire dhe jo ne sot të merremi me kriminelë. EULEX-i dhe njerëzit e tij tentojnë që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike paramilitare. Ne nuk jemi ata që kemi bërë krime”, tha Gucati.

I pyetur nëse beson në një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gucati tha se nuk besojnë në drejtësinë e speciales.

“Rruga që ka marrë kjo gjykatë, jo nuk besoj. Po besoj edhe në Zotin që ata do të vijnë të lirë, por kjo gjykatë më shumë është politike sesa që ndan drejtësinë”, tha ai.

Ndërsa, Bujar Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së, tha se dëshmitë e paraqitura nga Prokuroria Speciale janë bërë me dëshmitarë të paguar nga Serbia.

“Kemi pa dëshmitë që janë dëshmuar nga Prokuroria Speciale, kemi pa që pjesa më e madhe e tyre janë dëshmitarë të paguar ose të inkuadruat nga Serbia, pjesa e madhe e tyre që e dimë që kanë dërguar dëshmi plot. Ne kemi shprehur pakënaqësi, në shumicën e rasteve edhe me protestat që i kemi organizuar në Kosovë dhe jashtë Kosove. Si proces, ne nuk shpresojmë shumë për drejtësi”, u shpreh Haradinaj.

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’. Pas ndërhyrjes...
20:33 | 29/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku. “Ju erdhi fundi”, shkruhet...
20:20 | 29/06/2026

LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:06 | 29/06/2026