50 diplomatët rusë ‘non-grata’ nisen nga Nju Jorku drejt Moskës
Rreth 50 diplomatë rusë dhe familjet e tyre janë nisur nga aeroporti i Nju Jorkut drejt Moskës, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.
Shtetet e Bashkuara kërkuan largimin e diplomatëve rusë me pretendimin se ishin të përfshirë në “aktivitete të cilat nuk bien në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB të hënën.
Ata do të udhëtojnë drejt Moskës me një avion të qeverisë ruse.
Sipas të dhënave nga Flight Radar24 ata fluturimi është nisur nga aeroporti John F. Kennedy në Nju Jork dhe është rrugës drejt Moskës.
Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova.
“Avioni do të kthejë në atdhe diplomatët rusë të cilët u shpallën non-grata nga qeveria amerikane”, njoftoi Zakharova në Telegram.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 07:16 Kupa e Botës 2026/ Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në fazën çerekfinale
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës