50-vjetori i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Begaj: Përfaqësim dinjitoz i vendit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të mërkurë në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Presidenti Begaj nderoi studiuesit dhe akademikët shqiptarë, ata që nuk janë mes nesh e ata që vazhduan mes sakrificash të ruanin idealin dhe qëndresën për t’i hapur rrugë dijes.
“Sot kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes, sakrificës dhe përkushtimit intelektual, qytetar dhe kombëtar. Festojmë jetën e një institucioni që lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara”, deklaroi Presidenti Begaj në këtë përvjetor jubile të Akademisë së Kosovës.
Shqipëria, u shpreh Presidenti Begaj, ka qenë gjithmonë pranë elitës së Kosovës në momentet e vështira, ndërsa vlerësoi mundësinë e artë që kanë sot shqiptarët për të ecur përpara.
“Pas shumë dekadave përpjekjesh, sakrificash, dhe falë ndihmës së çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e partnerëve evropianë, shqiptarët sot jetojnë një moment të paprecedent: kemi dy shtete shqiptare dhe dy akademi shkencore që i shërbejnë një kombi. Është hera e parë në historinë tonë që dija shqiptare mund të zhvillohet pa pengesa, në liri dhe në bashkëpunim.
Kjo na jep jo vetëm siguri, por edhe fuqi për të ecur përpara e për t’u ngritur si komb përmes dijes, përmes krijimtarisë dhe përmes shpirtit. E kaluara na ka mësuar vlerën e dijes. E ardhmja na kërkon ta shndërrojmë këtë dije në forcë zhvillimi për gjithë shoqërinë”, është shprehur Begaj.
Duke vlerësuar arritjet e Akademisë së Kosovës, partneritetet e saj akademike me qendra kërkimore në BE e SHBA, Presidenti Begaj theksoi se në këtë mënyrë ky institucion ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke e bërë atë pjesë të komunitetit botëror të dijes. Në projektet për ndërkombëtarizimin e Akademisë, sipas Presidentit të Republikës, ka pasur kontribut edhe Diaspora.
“Për të arritur në këto nivele, akademikët e Kosovës kanë punuar me atdhedashuri sublime, pasi kanë qenë në kushte të vështira, në censurë dhe të privuar nga mjetet më elementare të punës shkencore”, theksoi ai.
Në fund të fjalës, Presidenti Begaj përcolli një mesazh të posaçëm për gjeneratën e re të studiuesve shqiptarë.
“Brezi i ri ka sot një detyrë më të rëndësishme: të bëhet gjenerata që e çon përpara idealin e dijes. Ata duhet të kërkojnë më shumë, të studiojnë më thellë, të mos kënaqen me të lehtën, por të gjejnë forcën për t’iu përkushtuar dijes me seriozitet, me kureshtje dhe me shpirt. E ardhmja e kombit tonë ndërtohet nga ata që besojnë se dija është mjeti më i fuqishëm i zhvillimit”, deklaroi Presidenti i Shqipërisë në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht