Presidenti Begaj uron 113-vjetorin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

4 Dhjetor 2025 | 08:58

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Begaj, njëherësh dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vlerësoi angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e efektivëve të FARSH, si dhe suksesin e arritur në shërbim të Shqipërisë dhe në të gjitha misionet dhe operacionet ndërkombëtare ku ata shërbejnë.

Ndër të tjera, kreu i shtetit shprehet se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së “na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që, me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë, i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.

Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!

Gëzuar 113-vjetorin e FARSH!”, shkruan Presidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026