500 nxënës më pak në Elbasan, shkak ulja e lindshmërisë dhe migrimi drejt qytetit
Këtë vit shkollor në Elbasan janë 500 më pak nxënësit e regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar.
Ekspertët e arsimit të kësaj bashkie i atribojnë këti fakti fenomenit të uljes së lindshmërisë, por dhe migrimit të familjeve nga fshati në qytet
Rreth 500 nxënës më pak do të ulen në bankat shkollore për vitin 2024-2025 në institucionet arsimore të bashkisë Elbasan. Drejtuesit e arsimit në këtë qytet e lidhin numrin më të ulët si rrjedhoj e uljes së lindshmërisë.
Megjithatë, sipas Vesa Liço, dejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Elbasan paraqet një numër të kënaqshëm regjistrimesh, dhe 500 banka më pak, nuk janë një diferencë e konsiderueshme.
“Tendenca e uljes së rregjistrimeve është çdo vitë dhe është si rrjedhojë e shumë faktorëve, ku kryesore mund të përmendim lindshmërinë e cila është gjithnjë në ulje. Në raport me një trend që është në të gjithë popullsinë jo vetem në Elbasan, jo vetëm Shqiptare por mund të themi globale duhet të theksojmë se Elbasani shënon një shifër të kënaqshme regjistrimesh. Çka do të thotë që ne kemi 14 230 të rregjistruar në sistemin publik, dhe 1375 në atë privat, në krahasim me vitin e shkuar kemi vetem një diferenc prej 500 nxënësish ne total.” –thotë drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan.
Në Elbasan nuk raportohet për shkolla të mbyllura por bashkim klasash. Por nga ana tjetër, në zonat rurale është vërejtur një shëndërrim në institucione vartese, ku disa shkolla në fshatra të ndryshëm do të përfshihen në një drejtori të vetme, si pasojë e një numri shumë të ulët të nxënsve.
Liço e argumenton këtë me migrimin nga fshati në qytet.
“Ndryshimi i raportit të nxënsve në zonat rurale dhe zonat urbane, i detyrohet dhe levizjeve demografike të familjeve të cilat kanë një tendencë për tu afruar në zonat urbane.” –shprehet Liço.
Mungesa e hapësirave vijon të jetë problem për nxënësit në Elbasan, pavarësisht uljes së bankave të venojshme.
Edhe këtë vit, disa shkolla do të zhvillojnë mësim me dy turne.
Nga ana tjetër nxënësit e gjimnazeve Onufri dhe Kostandin Kristoforidhi do e nisin vivin e ri shkollor me ambiente të reja.
Këtë vit pritet te hapë dyert edhe shkolla 9 vjeçare e Treganit , e cila u mbyll pasi u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet